LSDM: Stavreski po e fshehë borxhin publik

Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për shtyp, e ka akuzuar Qeverinë se nuk i respekton ndryshimet ligjore në lidhje me borxhin publik, njofton Portalb.

“Qeveria me procedurë të përshpejtuar i ka bërë ndryshimet në ligjin për borxhin publik. I tërë qëllimi ka qenë që partia në pushtet t’i përgënjeshtrojë të dhënat për borxhin publik”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Nga atje e akuzojnë ministrin e Financave, i cili është përgjegjës që t’i tregojë të dhënat reale të borxhit publik, ndërkaq sipas tyre, ai përsëri po e fshehë atë.

“Sipas ligjit, Stavreski e ka për obligim që t’i publikojë të dhënat se sa është borxhi publik deri më 30 tetor të vitit 2015, gjegjësisht deri dje. Ashtu siç mund të vërtetohet edhe nga opinioni, afati kohor kaloi. Stavreski e shkeli ligjin, borxhi nuk është publikuar”, thonë në kumtesën për shtyp, nga LSDM, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button