Kuvendi nuk e pranoi Informatën për shpërngulje nga Maqedonia

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë nuk e miratoi Informatën për problemin gjithnjë e më të madh shpërnguljen, posaçërisht të të rinjve, e parashtruara nga deputetët opozitarë. Për Informatën, në vazhdimin e sotëm të seancës së 67-të, votuan 26 deputetë, ndërsa 51 ishin kundër, njofton MIA.

Për Informatën qëndron se gjithsej 447.000 qytetarë të Maqedonisë nga shpërngulur nga shteti prej të cilëve mbi 230.000 në BE dhe SHBA që është mbi 10 për qind e popullatës, ndërsa Banka Botërore e radhit Maqedoninë në vendin e 23-të nga gjithsej 25 vende me më shumë emigrantë.

Sipas opozitës, Maqedonia ngadalë po bëhet shtet i personave të moshuar dhe pensionistëve, ndërsa shpërngulja, posaçërisht e të rinjve dhe kuadrove kyçe është masive.

VMRO-DPMNE-ja i hodhi poshtë pohimet e këtilla me qëndrim se migracioni është problem global, trend gjithkund në Evropë dhe Maqedonia nuk është përjashtim, por, viteve të fundit, braktisja e shtetit në mënyrë evidente po zvogëlohet para së gjithash për shkak të hapjes së mbi 100.000 vendeve të reja të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button