Rrëzohet një avion rus me mbi 200 pasagjerë në Egjipt

Një avion rus me mbi 200 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, i cili fluturonte nga Sharm el Sheik drejt Shën Petersburg-ut, është zhdukur nga radari dhe siç theksojnë burimet policore u rrëzua në gadishullin Sinai, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat ruse shkruajnë se avioni, i cili ishte nisur nga Sharm el-Sheikh dhe kishte si destinacion qytetin rus të Shën Petersburg-ut, u rrëzua në gadishullin e Sinait.

Departamenti egjiptian i kontrollit të fluturimeve ka humbur kontaktin me aeroplanin rus, ndërkojë që, siç pretendohet, fluturonte mbi hapësirën ajrore të Qipros.

Shtohet se në avionin e tipit “Airbus A-321” ishin kryesisht turistë rusë.

Nga zyra e kryeministrit egjiptian u konfirmua se avioni është rrëzuar në Sinai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button