Ruzhin: LSDM të bashkëpunojë me ndërkombëtarët

Profesori universitar Nano Ruzhin, mendon që brenda opozitës ka një nervozë, dhe reagimi i këtillë shpesh herë reflekton që opozita të ndryshoj mendimin e saj, duke pasur parasysh që arma e vetme e tyre janë përgjimet.

“Mendoj që disa grupe të LSDM-së pa menduar fare, por edhe nga emocionet shkaku që Gruevski nuk e mbajti fjalën e dhënë, këtë paralajmërim të “bombave” në shumicën e rasteve e përdorin për të trembur Gruevskin, edhe pse kjo gjë nuk është në rregull shkaku se çështja e bombave duhet të dorëzohet në prokurori, LSDM duhet ta kuptojë se patjetër duhet të bashkpunojë me ndërkombëtarët dhe t’i jepet fund kësaj situate”, tha profesori universitar, Nano Ruzhin për televizionin Era.

Edhe pse në paraqititjet e fundit të funksionarëve të LSDM-së gazetarët kanë kërkuar qëndrimin lidhur me publikimin e “Bombave”, nga opozita janë përgjigjur se prioritet e kanë implementimin e marrëveshjes së “Përzhinës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button