Kisha Ortodokse shqiptare mbron Greqinë nga At Nikolla Marku

Kisha Ortodokse “Shqiptare” ka reaguar sot ndaj At Nikolla Markut, i cili sipas saj “është rikthyes përmes mediave, me një sajesë tjetër, shpifjesh të pabaza dhe kërcënimesh të paturpshme kundër Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe primatit të saj”.

Sipas Kishës së Janullatosit “Nikolla Marku nuk ka asnjë lidhje me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë…”.

“Asnjë Kishë Orthodhokse dhe asnjë Kishë tjetër në botë nuk e njeh atë si klerik.”

Kisha ortodokse e grekut Janullatos e vijonte akuzën ndaj shqiptarit Marku duke thënë se “Si përdhosës, që nuk ndalet përpara asgjëje, ai ka uzurpuar në mënyrë të paligjshme kishën e së Tërëshenjtës Mari në Elbasan, që është monument kulture dhe, sipas ligjit të lartpërmendur (neni 23/1), është në pronësi të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë”.

Por kishte një gjë të veçantë që i kishte djegur me shumë kishës “shqiptare” të Janullatosit, fakti që sipas saj Marku përdoret nga “qarqe ekstreme, që kanë akses në media, për të akuzuar vazhdimisht dhe pa ndonjë shkak Kishën Orthodhokse, si dhe për të mbajtur gjallë një propagandë të sëmurë antigreke, gjë që sigurisht nuk i shkon për shtat orientimit evropian të vendit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button