Zjarr në Burgun e Tetovës, 5 të lënduar

“Rreth orës 18 e 25 minuta kemi pranuar thirrje për zjarr në Burgun e Tetovës, që ndodhet afër Sektorit për Punë të Brendshme. Menjëherë kemi dalë në vendngjarje për një kohë të shkurtë ku kemi intervenuar me dy automjete dhe 5 zjarrfikës. Fillimisht zjarri kishte kapluar hapësirat e Bodrumit, tek sistemi I nxehjes qendrore. Nafta e cila përdoret për ngrohje në burg kishte filluar të shpërndahet nëpër bodrum, por falë intervenimit të shpejtë të zjarrfikësve zjarri është lokalizuar dhe vënë në kontroll”, tha Uka Aliti, komandant i Brigadës së zjarrfikësve të Tetovës.

Sipas tij, gjatë shuarjes së zjarrit kanë ndihmuar edhe të burgosurit të cilët bashkë me zjarrfikësit kanë intervenuar për të parandaluar përhapjen e zjarrit. Sipas informacioneve të njësisë së zjarrfikësve për një kohë të shkurtë është lokalizuar dhe vënë nën kontroll, njofton Tv Koha.

Kryeshefi i ndihmës së shpejtë në Tetovë Gëzim Nuredini, ka theksuar se ndihmë mjekësore u është dhënë 5 personave pas zjarrit që shpërtheu në burgun e Tetovës.

“Të njëjtit nuk janë në rrezik për jetën dhe u është dhënë ndihma e parë mjekësore”, tha Gëzim Nuredini, kryeshef i Ndihmës së Shpejtë në Tetovë.

Sipas informacioneve 5 të lënduarit pasi kanë marrë ndihmë mjekësore janë dërguar sërish në burg, raporton Tv Koha.
Nga Policia e Tetovës vetëm e kanë konfirmuar rastin duke thënë që për info më të shumta duhet drejtuar tek autoritetet e Burgut të Tetovës.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button