Vdesin 10 migrantë në Detin Egje

10 persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë humbur jetën pasi katër anije janë fundosur në ishullin grek, në lindje të Detit Egje, raporton BBC. Rojet bregdetare në Greqi, disa orë më herët kanë shpëtuar 241 persona nga anijet të cilat po fundoseshin.

Me mijëra migrantë po arrijnë në ishullin Lesbos, pas një udhëtimi të rrezikshëm që po e bëjnë nga Turqia. Ndërkohë që shumë persona janë duke e shfrytëzuare rrugën e rrezikshme të bregdetit të Libisë.

Autoritetet italiane kanë deklaruar se kanë arritur t’i shpëtojnë më shumë se 1 mijë persona, të mërkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button