Rama: Shqipëria mund të mos preket nga kriza e refugjatëve

Pas kthimit nga Hong-Kongu, kryeministri Edi Rama ka informuar deputetët mbi vizitat e tij të fundit jashtë shtetit, duke u ndalur te takimi i vendeve të rajonit për krizën e refugjatëve.

Sipas Ramës, Shqipëria mund të mos preket nga kjo krizë, megjithatë është e gatshme të përfshihet në planin e Bashkimit Evropian. “Është kërkuar disponibiliteti i vendeve të rajonit për të pranuar sistemin e mosshfryrjes së menjëhershme të refugjatëve në vendin tjetër, përgjatë korridorit ku siç e dini Shqipëria nuk bën pjesë”, deklaroi kreu i qeverisë në seancën e sotme në Kuvend.

“Shqipëria nuk është e prekur dhe gjasat janë se edhe mund të mos preket, pavarësisht se me ardhjen e dimrit ekziston një skenar i UNHCR-së që fluksi mund të ngecë në Ballkan dhe po ashtu këtë mund ta bëjë më të pranishme shtrëngesa që vetvetiu do të vijë nga Gjermania dhe Austria. Sidoqoftë, Shqipëria është e gatshme të përfshihet në të gjithë programin e BE-së dhe në një projekt të qartë që në epiqendrën e vet ka Gjermaninë dhe Austrinë”, shtoi ai.

Lidhur me çështjen e azilkërkuesve, kryeministri theksoi edhe njëherë se shqiptarët që shkojnë drejt Gjermanisë nuk janë vetëm nga Shqipëria, por emigrantë shqiptarë në Greqi.

Rama u ndal edhe te akuzat e opozitës për votën në OKB për heqjen e embargos së Kubës, duke deklaruar se kjo është një rezolutë që kalon çdo vit dhe se Shqipëria ka votuar gjithmonë njësoj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button