Familja e shtatzënës së ndjerë nga Tetova: Hetimi ka dy muaj që ka ngecur në vend

Dy rastet tragjike me vdekjen e dy grave shtatzëna për dy ditë, kanë shkaktuar revolt dhe pikëllim te familjarët e gruas shtatzënë të ndjerë nga Tetova, e cila para dy muajve ka vdekur, siç thonë, nga kryerja jo-profesionale e operacionit cezarian nga ana e mjekëve, njofton Nova.

E ndjera Violeta Kirovska, ka vdekur pasi i janë bërë dy operacione, ndërkaq për t’ia ndaluar gjakderdhjen, në mëngjes është dërguar në Klinikat Kirurgjike të Shkupit, ku është bërë edhe operacioni i tretë.

Familja thotë që ajo pas operacionit të parë, aspak nuk është zgjuar. Foshnja në gjendje kritike është sjellë në Klinikën për Fëmijë, ku arritën ta shpëtojnë.

Familjarët janë të revoltuar, sepse hetimi i rastit ende qëndron në vend, ndërkaq ashtu siç thonë, gjinekologu që e ka operuar pacienten e ndjerë edhe pse është i suspenduar nga puna ai vjen në Spitalin e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button