Maqedoni, ndryshohet mënyra e testimit për patentë shoferi

Ligji për siguri në trafik, përmban disa ndryshime, në krahasim me rregullat e mëparshme, për autoshkolla dhe kandidatët për patentë shoferi. Çdo veturë e autoshkollave patjetër duhet ta ketë të kyçur një kamerë, e cila do ta ndjekë trajnimin e kandidatit për shofer, por dhe përgatitjen dhe teknikën e vet instruktorit, njofton Portalb.

Sipas informatave jozyrtare, thuhet që është paralajmëruar edhe një ndryshim ligjor, e cila do ta bëj standardizimin e autoshkollave në Maqedoni. Me këtë të fundit, nëse deri më tani, kandidatët për shofer kanë paguar 15.000 denarë për trajnimin, më ndryshimin e ri, do të duhet të paguajnë edhe 10.000 denarë shtesë.

Sipas ndryshimeve të reja, nëse automjetet e autoshkollave nuk do ta kenë të kyçur kamerën, autoshkolla do të dënohet me gjobë prej 4000 euro, ndërkaq me 300 euro do të dënohet instruktori, njofton Portalb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button