Shtyhet ligji për amnisti

Edhe pse ishte e shumë pritur, është shtyer propozimi për amnisti që duhej të hyjë në komisionin ligjvënës parlamentar. Sipas deputetit të VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev, debati është shtyer për javën tjetër, me kërkesë të deputetëve, njofton TV21.

Parashtruesja e propozim – ligjit, Meri Nikollova thotë se është e vetëdijshme që ky propozim nuk është prioritet i vendit për momentin, por se ajo nuk do të heq dorë nga qëllimet e saj.

“Kërkojmë amnisti për të gjithë ose për askënd. Në rast se ka numër më të madh të ndarjes së veprave, unë si propozuese do të tërheq propozim –ligjin, dhe se fajin për këtë le ta bartin të zgjedhurit e popullit, dhe le të mendojnë se a do të dalin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për shkak se bëhet fjalë për një betejë me 11 mijë nënshkrime, që në këtë rast unë përfaqësohem edhe nga deputetë. Unë e kuptoj këtë rast, se për shkak të rrethanave në Maqedoni, është normale që të shtyhet seanca e komisionit. Por se a jam e dëshpëruar, kjo nuk është me rëndësi, por do të na pengojë kjo nëse nuk na thërrasin për një javë”, tha Meri Nikollova, propozuese e ligjit për amnisti”, tha Nikollova.

Nikollova për këtë propozim-ligj mblodhi mbi 11 mijë nënshkrime. Me këtë propozim, çdo të burgosuri do t`i ulej dënimi për 40 për qind, ashtu që në rast se një i burgosur është i dënuar me 13 vjet burg, atij do ti zvogëlohej dënimi për 5 vjet. Sipas Nikollovës, qëllimi nuk është që të lirohen të dënuarit, por të zgjidhet problemi me mbipopullimin në burgje, të përmirësohen kushtet dhe të ketë përforcim të personelit kadrovik nëpër burgje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button