Publiku sjell vetë përfundime

[Recension: Gruevski e fotoi 3: 0 Johanes Han-in, Brukseli financon VMRO-DPMNE-në?!]

Ky është një tekst kryekëput i veshur me komentime të gazetarit. Titulli dhe teksti nuk korrespondojnë me njëra tjetrën. Titulli huton, të shtyn të mendosh se Bashkësia Evropiane po e ndihmon punën e VMRO-DPMNE-së kurse në brendi të tekstit del se gazetari aludon në tjetër gjë.

Gruevski e fotoi 3 0 Johanes Han in Brukseli financon VMRO DPMNE nëLinku deri te artikulli origjinal: Gruevski e fotoi 3: 0 Johanes Han-in, Brukseli financon VMRO-DPMNE-në?!

Data dhe koha e publikimit: 20/10/2015

Data e recensionit: 22/10/2015

Recensues: Benjamin Arifi

Gazetari mes rreshtash thotë se VMRO-DPMNE-ja së bashku me BDI-në po sabotojnë marrëveshjen politike për kapërcimin e krizës por edhe pse kjo gjë është një “sekret publik”, kjo gjë duhet të vijë nga goja e analistëve, përfaqësuesve ndërkombëtarë, opozitës, sektorit civil apo qytetarëve e jo nga gazetari.

“Pas shumë diskutimeve, prokurorja speciale u zgjidh, ndërsa kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski, sabotonte vazhdimisht marrëveshjen. Në një deklaratë për media, lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev e kritikonte liderin e BDI-së, Ali Ahmeti për sabotimin e procesit të zgjedhjes së prokurores speciale Katica Janeva, transmeton diktafoni.com. Por, si duket plani i kryeministrit Gruevski nuk është ndalur me kaq. Ai tani përdor instancat tjera për ta vazhduar betejën në formë zinxhirore duke penguar procesin e implementimit të tërësishëm të Marrëveshjes së Përzhinos.”

Akuzat e autorit shkojnë deri në atë shkallë saqë ai pohon se Gruevski është ai që ka penguar zgjedhjen e të gjithë ekipit të përzgjedhur nga prokurorja speciale,  diçka që duhet të thuhet nga burime përkatëse. Interpretimi i ngjarjeve mund të çojë në një përfundim të tillë, por ato shprehen ose nga persona që ndjekin procesin, ose në opininione dhe jo si elemente të lajmit nga vetë gazetari. Nëse i shpalosim faktet qartë dhe sipas standardeve, publiki lehtë sjell përfundimet.

Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës së opinionit të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të Kodeksit të Gazetarëve.

Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe mendimeve. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.

Ky tekst, nuk respekton strukturën standarte të piramidës së përmbysur, nuk ka asnjë burim dhe nuk pasqyron asnjë fakt përveç një retrospektive të ngjarjeve që kanë nodhur, të shoqëruara me komente pa fund nga autori.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button