Berisha: Vota kundër SHBA-ve në OKB, kthim në diktaturë

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për votën e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara pro Kubës në lidhje me embargon amerikane. Berisha thotë se kjo votë është antikombëtare dhe rikthim në kohën e diktatorit Enver Hoxha.

Ish-Kryeministri e ka quajtur “tradhti të mirëfilltë kombëtare” ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës votën pro të Shqipërisë për Kubën.

Dje Shqipëria në OKB votoi pro rezolutës që dënon SHBA-në për embargon shumëvjeçare të tyre që kishin vendosur ndaj regjimit të Fidel Kastros në Kubë. Këtë veprim të diplomacisë shqiptare, Berisha e ka quajtur një akt të ulët dhe të turpshëm.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Berisha

“Nje vote pro diktatorit Fidel Kastro, kunder SHBA! Vote e turpshme dhe antikombetare e neo-bllokmenit Edi Rama

Te dashur miq, Edi Rama dhe klika e neoibllokmenve ne pushtet votoi ne OKB pro rezolutes qe denon ShBA per embargon e tyre shume vjecare ndaj regjimit diktatorial aventurier ne Kube te Fidel Kastros.

Shtetet e Bashkuara te Amerikes vendosen embargon ndaj regjimit te diktatorit aventurier te ishullit te Karaibeve pasi ky regjim shnderroi Kuben ne nje vend pa liri dhe te drejta njerezore per qytetaret e saj, ne nje vend vegel satelit i verber i Moskes qe dergonte ushtrite dhe fallangat ne vende te ndryshme te Amerikes Latine dhe Afrikes per te destabilizuar ne keto vende demokracite e reja dhe zevendesuar ato me regjime komuniste satelite te Moskes dhe Havanes.

Te votosh ne OKB pro Kastros dhe per denimin e SHBA, vendit dhe kombit qe ka bere me shume se kushdo tjeter dhe ka luajtur rol percaktues ne lirine e shqiptareve, eshte nje rikthim i koherave te Enver Hoxhes per Shqiperine ne OKB, eshte nje akti i ulet, i turpshem dhe antikombetar, eshte nje turp madhor dhe nje tradhti e mirefillte kombetare.

Ftoj shqiptaret te denojne kete akt te shemtuar antishqiptar te Edvin Kristaq Rames dhe neo-bllokmenve te fuqishme ne Shqiperi dhe kudo ne bote, per te permbysur sa me pare kete klike antishqiptare! Sb”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button