Apple shiti 48 milionë iPhone, dhe fitoi 11 miliardë dollarë për tre muaj

Apple ka prezantuar rezultatet financiare dhe profitin e kompanisë i cili ka arritur në 11.1 miliardë dollarë për periudhën e tremujorit të katërt fiskal, një rritje e ndjeshme nga 8.5 miliardë sa kishte fitim kompania amerikane në Q4 2014.

Fitimi prej 11 miliardë dollarësh rrjedh nga të hyrat e kompanisë që kanë arritur në 51.5 miliardë, që shënon një rritje nga 42.1 miliardë dollarë sa ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të ardhurat e kësaj periudhë e kanë përmbyllur vitin e plotë 2015 për Apple me një shifër rekorde prej 234 miliardë dollarësh, dhe fitimet vjetore prej 53 miliardë dollarësh.

Apple zbuloi se ka shitur 48 milionë njësi të iPhone gjatë periudhës për të cilën ka raportuar veçanërisht, edhe pse, këto shitje nuk përfshijnë edhe shitjet e iPhone 6s dhe iPhone 6S plus, të cilat kompania filloi t’i shesë më 25 shtator, një ditë para periudhës së raportimit financiar për Q4.

Me këtë trend, Apple ka parashikuar tashmë të ardhura të mëdha që do të arrijnë në 77 miliardë dollarë për tremujorin e parë të vitit 2016, kur do të përfshihen edhe shifrat e shitjeve të modeleve të reja të iPhone, transmeton Telegrafi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button