Zhernovski: Ndërkombëtarët të tregojnë shkaktarin e vërtet të krizës politike

Kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski, u bëri thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë që të dalin me një qëndrim të vetëm dhe të tregojnë shkaktarin e vërtet të krizës politike në vend. Zhernovski gjithashtu tha se Gruevskit nuk i duhen instrumente të posaçme për të penguar zbatimin e marrëveshjes politike, por i duhet vetëm vullnet për të mos e zbatuar këtë marrëveshje.

“Shpresoj që ai që po planifikon këtë plan, duhet të heq dorë nga ky skenar. Në këtë drejtim është shumë e qartë se presioni nga ambasadorët është i patjetërsueshëm. Qëndrimi i djeshëm në twitter i kryeministrit tregon qartë se ai jo që nuk dëshiron por refuzon të pranojë porosinë e ambasadorëve, por ne e kemi patjetër të dimë, edhe në bazë të asaj që deklaruan ambasadorët se kjo betejë nuk është personale por ata që e udhëheqin shtetin kanë një rol të veçantë dhe patjetër e kanë të mbajnë llogari për veprimet e tyre”, tha Andrej Zhernovski, kryetar i Komunës Qendër, njofton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button