Takim midis Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian

Në organizim të Bashkësisë së Njësiteve të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) dhe Ministrisë së Vetëqeverisjes lokale sot në Ohër do të fillojë takimi i 12-të i Komitetit të përbashkët konsultativ midis Republikës së Maqedonisë dhe Komitetit të rajoneve të Bashkimit Evropian (KPK), njofton MIA.

Ky trup ka për qëllim të realizojë bashkëpunim më të afërt me autoritetet lokale nga Maqedonia me Bashkimin Evropian, përmes Komitetit të rajoneve.

Takimin, siç është paralajmëruar do ta hapë kryetari i Ohrit, Nikolla Bakraçeski, ndërsa fjalim do të kenë edhe kryetari i BNJVL-së, Koce Trajanovski dhe zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lupço Prenxhov. Në takim fjalim do të mbajnë edhe dy bashkëkryesuesit e KPK-së, Ivica Konevski, kryetar i komunës së Aerodromit dhe Zhan-Fransoa Istas, këshilltar komunal i Vervies (Belgjikë).

Pjesëmarrësit do të bisedojnë për statusin e procesit të zgjerimit dhe involvimin e autoriteteve lokale ku fjalim do të ketë shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Aivo Orav, ndërsa kryetari i Gjevgjelisë, Ivan Frangov dhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Anastasia Ilieska do të flasin për sfidat dhe gjendjet në vend të shkaktuara nga kriza e refugjatëve.

Në takim do të debatohet edhe për decentralizimin fiskal, rajon në të cilin përvoja do të bartin përfaqësues të Bashkimit Evropian, ndërsa për përvojat e autoriteteve lokale në Maqedoni do të flasë kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button