Maqedonia e ka pagën mesatare më të ulët në regjion

Maqedonia ende bindshmërisht gjendet në vendin e fundit të pagës mesatare në regjion, njofton Fakulteti.mk.

Në të gjitha vendet e regjonit, përveç Maqedonisë, ka pësuar rënie paga mesatare.

Sipas të dhënave, paga mesatare në Slloveni ka pësuar rënie për 12.25 euro dhe gjendet nën “garancën magjike” pre 1000  euro, gjegjësisht dhe është 995.85 euro. Paga mesatare në këtë shtet në mars të këtij vitit  ka qenë 1.008.10 euro.

Sipas të dhënave nga shtatori, paga mesatare në Serbi është zvogëluar për 10.95 euro, e cila është 365.20 euro, ndërkaq në prill të vitit ka qenë 376.15 euro.

Në Kroaci paga mesatare është zvogëluar për 5.68 euro, gjegjësisht nga 754 .83 euro në 749.15 euro.

Në Bosnje dhe Hercegovinë paga mesatare ka pësuar rënie për 3.10 euro, e cila nga 425.40 është bërë 422.30 euro.

Në Malin e Zi paga minimale ka pësuar rënie për 1 euro, edhe atë nga 478 euro në 477 euro.

Edhe pse Maqedonia është shtet i cili ka pasur rritje prej 11.38 euro, prapë ajo ngelet në vendin e fundit sipas lartësisë së pagës mesatare. Në prill paga mesatare ka qenë 350.99, ndërkaq e njëjta është rritur në 362.37 euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button