Thaçi: Kosovën e presin edhe tri procese tjera

Zëvendësministri i Kosovës,Hashim Thaçi, njëherit edhe ministër i Punëve të Jashtme me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka vlerësuar lartë nënshkrimin e MSA-së.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se qeveria është duke punuar shumë që sa më shpejt të arrihet edhe liberalizimi i vizave.

“Planet tona po realizohen. Një nga një. U nënshkrua MSA, hapi i parë formal drejt anëtarësimit në familjen europiane. Po punojmë çdo orë dhe çdo ditë për UNESCO, ndërsa pos liberalizimit të vizave – shumë shpejt do të fillojmë edhe 3 procese tjera të anëtarësimit, thelbësore për identitetin tonë shtetëror dhe zhvillimin ekonomik, shoqëror por edhe ushtarak. Falënderoj miqtë nga BE dhe SHBA. Së bashku kemi filluar projektin e lirisë dhe pavarësisë, së bashku do hyjmë në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button