Kina: Anija ushtarake amerikane lundron në ujërat tona

Autoritetet kineze kanë dënuar ashpër anijen ushtarake amerikane, që ka lundruar pranë ishujve artificialë të ndërtuar nga Kina në ujërat e kontestuara territoriale në Detin e Kinës së Jugut

Sipas “BBC”-së, depërtimi i anijes luftarake “USS Lassen”, e pajisur me raketa, në zonën prej 12 miljesh detare të pretenduar nga pala kineze, përbën një sfidë serioze ndaj kësaj të fundit.

Ndërsa, Ministria e Jashtme në Pekin e kritikoi duke e cilësuar si “ilegal” lundrimin në këto ujëra. Zëdhënësi Lu Kang, e cilësoi operacionin një “kërcënim ndaj sovranitetit të Kinës” dhe shtoi se Pekini do t’i përgjigjet në mënyrën e duhur çdo veprimi provokues.

Nëdhënësi i Pentagonit, komandanti Bill Urban deklaroi më herët se Shtetet e Bashkuara po kryenin operacione rutinë në Detin e Kinës së Jugut, në përputhje me ligjin ndërkombëtar.

BBC shkruan, se zona e përshkuar nga anija amerikane ndodhet mes disa territoreve shkëmbore të zhytura, por të kthyera në ishuj nga Kina përmes një projekti që nisi nga fundi i vitit 2013.

Sipas qeveria kineze, kjo është diçka ligjore dhe se në takimin me presidentin Obama muajin e kaluar në Uashington, presidenti Xi Jinping deklaroi se, “Pekini nuk ka ndërmend t’i kthejë ato ishuj në baza ushtarake”.

Por Uashingtoni mendon se Pekini po bën pikërisht të kundërtën, për të përforcuar praninë e tij në zonat e diskutuara, transmeton Shekulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button