Tetovë, zjarrfikësit reagojnë ndaj akuzave- Arritëm në kohë!

“Zjarrfikësit arritën për  gjashtë minuta në vendin e ngjarjes tek tregu i gjelbër,jo për një orë siç thonë pronarët e barakave të djegura në Tetovë, ditën e diel ”, thotë Ukë Aliti, kryekomandant i njësitit të zjarrfikësve në Tetovë.

Pronarët e  barakave që u kapluan nga zjarri, akuzuan njësitin e zjarrfikësve në Tetovë se janë vonuar rreth një orë në intervenimin e  tyre për shuarjen e zjarrit.

Ukë Aliti, thotë me gjithë dhimbjen e pronarëve që kanë humbur pronën e tyre nga zjarri, ne jemi shumë të vetëdijshëm  se  çdo  minutë është e vlefshme  për të arritur sa më shpejtë në vendin e  ngjarjes.  Ne jemi të përkushtuar  që intervenojmë sa më shpejtë që është e mundur. 

Aliti, duke iu referuar të dhënave të regjistruara në qendrën e zjarrfikësve në Tetovë, tregon se zjarri që shpërtheu në barakat tek tregu i gjelbër është paraqitur në orën 17,10 minuta. “Automjeti i parë me ekipin numër 1, që ka pesë  zjarrfikës në vende ngjarje ka arritur në orën 17.16, më pas vazhdojnë të arrijnë  edhe tre automjete të tjera përcjellëse, këto janë të dhëna të sakta të regjistruara të cilët njëkohësisht mund të mbështeten edhe në dëshmitarë”, thotë Ukë Aliti. 

Lajme të ngjashme

Back to top button