Kërcënime me vdekje mbi firmën ligjore që po heton lëvizjen Gylen jashtë vendit

Lufta e hapur e shtetit turk me lëvizjen Gylen vazhdon me të njëjtin intensitet. Pas hetimeve në Turqi për një sërë veprash kriminale, aktiviteti i lëvizjes që e ka strategun e saj në një ekzil të vetimponuar në SHBA do të hetohet dhe nga një firmë e huaj ligjore.

Dje është lajmëruar përmes një konference shtypi në Uashington angazhimi i firmës ligjore Amsterdam & Partners LLP në emër të Turqisë për të ndihmuar në hetimin global të aktivitetit të lëvizjes Gylen. Veçse për firmën ligjore nuk ka nisur mbarë kjo detyrë, pasi, siç bën me dije, drejtuesi i konferencës, ajo ka marrë kërcënimet e para me vdekje nga organizata.

Duke folur para pjesëmarrësve në konferencë, juristi Robert Amsterdam shpjegoi fushat e hetimit në 1445870958928lidhje me këtë lëvizje, e cila akuzohet për një sërë aktivitetesh ilegale, duke filluar nga përpjekja për rrëzimin e qeverisë turke, te mbledhja në mënyrë ilegale e fondeve për shkollat e saj të deleguara në SHBA.

Robert Amsterdam-i tha në fjalën e tij se rrjeti gylenist po bën për vete e po paguan gazetarë ndërkombëtarë për të patur ndikim politik në botë. Sipas tij, ka pretendime të forta nga palë të treta se rrjeti gylenist po shkel ligjet e SHBA-ve.

Mungesa e transparencës është një tjetër akuzë e juristit që do të hetojë për llogari të shtetit turk. Ca prej mësuesve që punojnë në shkollat e e lëvizjes Gylen në SHBA kanë raportuar për aktivitete ilegale. Lëvizja e errët kërkon të fitojë peshë e ndikim politik përmes inflitrimit e pushtetit që ka në mjetet e informimit, në institute mendimi dhe në organizata të ndryshme, shpjegon Amsterdam-i.

Ai ka theksuar nevojën për një hetim të përgjithshëm të aktiviteteve të rrjetit gylenist, që e portretizon veten si një lëvizje arsimore.

Historia e shkollave të lëvizjes Gylen në SHBA zë fill në vitin 1999, me të parin institucion shkollor të administruar prej saj në Ohajo. Për të mbërritur në ditët e sotme, kur lëvizja administron 140 shkolla të deleguara në 26 shtete të SHBA-ve.

Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar bastisjet policore në këto shkolla. Njëra prej shkollave të kontrolluara nga FBI-ja ishte ajo në Luizianë, për të vijuar në vitin e shkuar me kontrollet në 19 shkolla të tjera, në Ohajo, Indiana dhe Ilinois, ku motivi kryesor ishin tenderat e këyre shkollave.

Lëvizja është përballur në anën tonë të globit me mbyllje të shkollave të saj në një numër vendesh. Kështu ka bërë Azerbajxhani, Gaboni e Senegali, si dhe Taxhikistani, që nuk do ta zgjasë më kontratën për vijimësinë e këtyre shkollave brenda territorit të vet. Procesi i mbylljes së tyre, siç njoftojnë mediat turke, ka nisur prej kohësh dhe në Kosovë, Kongo, Kazakistan, Japoni e Somali.

Për Fethullah Gylenin ka aktualisht në Turqi një urdhër arresti, por që mbetet ende i pazbatuar./Marrë nga Tesheshi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button