Fobitë më të pazakonta

Fobitë janë frika joracionale të njeriut për diçka në veçanti. Njerëzit mund të keni frikë nga gjëra të ndryshme si lartësia, merimangat etj. Por disa fobi janë me të vërtetë të rralla dhe të çuditshme.

ABLUTOFOBIA

Frika nga larja, pastrimi dhe të bërit banjë. Zakonisht gjendet te gratë dhe fëmijët që nuk janë të qëndrueshëm emocionalisht.

KOROFOBIA

Kërcimi është shprehje e gëzimit dhe haresë. A mund të ketë kush frikë nga kërcimi? Po ! Njerëzit e kanë edhe këtë fobi!

KOUMPOUNOFOBIA

Mund të frikësohet njeri nga kopsat? Koumpounofobia është frika nga kopsat. Njerëzit që vuajnë nga kjo mund të frikësohen edhe nga objekte të ngjashme, si disqe, monedha etj.

SKOPOFOBIA

Skopofobia është frika nga te qenit i shikuar. Është vërtetë e çuditshme, pasi çdokush mund të shohë çdokënd në një çast të caktuar kohe. Prandaj kjo mund ta bëj vuajtësin të ndërpresë marrëdhëniet sociale.

EUFOBIA

Normalisht, të gjithë i presim krahëhapur lajmet e mira. Por disa njerëz ndjehen të frikësuar kur dëgjojnë të tilla lajme. Ne fakt, frika nuk qëndron tek vet lajmi i mirë, por tek pasojat (e imagjinuara). Vuajtësi beson se pas çdo lajmi të mirë vjen përherë një lajm i keq.

ALODOKSAFOBIA

Njerëzit që vuajnë nga Alodoksafobia kanë frikë nga opinionet e të tjerëve. Sidomos mbi mendimet e të tjerëve rreth personalitetit të tyre, veshjes, punës, shtëpisë, ose thënë më mirë ata kanë frikë rreth gjithçkaje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button