Ja çka e pyet PPD-ja Ali Ahmetin

Pas kërcënimit me anë të një komunikate se VMRO-DPMNE nuk do të lejojë përdorimin e gjuhës shqipe dhe deklaratës së liderit të saj Gruevski ( njëherit edhe kryeministër) se nuk do të lëshojë pe edhe sikur vendi ta humb rekomandimin për euro-integrime sepse populli edhe pa to mundka të jetojë, Partia për Prosperitet Demokratik e pyet publikisht Ali Ahmetin, (shërbëtorin besnik të Nikollës) njeriun i cili po lavdërohet se i “ka mundur” tre kryeministra maqedonas, edhe çka duhet më tepër të bëjë ai që BDI ta lëshojë këtë koalicion të korruptuar pjesë e së cilës ka gjasa të jetë edhe ai vetë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, siç ka dëshmuar Bogoevski në aferën “Magjar    Telekom”.

“Çka do të duhej të bëjë ‘DUI’ , pas gjithë këtyre kërcënimeve,  partia e cila “është lindur” të jetë tematike kur edhe pas shumë gënjeshtrave temat “evro-integrime dhe NATO” u bënë shkumë sapuni? Si e sheh DUI faktin se midis lindjes që quhet Rusi dhe perëndimit që quhet BE ky koalicion qeveritar në mënyrë indirekte e punon dhe  e mbështet opsionin Rusi?”- pyesin nga PPD.

PPD i përkujton të gjithë deputetët shqiptarë, pa marrë parasysh se a janë vasalë të Qeverisë apo “kundërshtarë” të saj deri kur do të durojnë që VMRO t’ua përbuzë gjuhën e ëmbël të Naimit, Çajupit, Nolit dhe rilindësve tjerë dhe të rrijnë krahë-përkrah më përbuzësit e tyre në të njejtin parlament?

“A mos është vallë koha të vetëdijesohen pak dhe të fillojnë ta mbrojnë kauzën kombëtare, për të cilën gjë janë edhe zgjedhur? Mos vallë edhe ata mendojnë se fajin për vendimin e tyre personal e ka përsëri Alija?”-mbaron reagimin Partia për Prosperitet Demokratik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button