Policia izraelite hoqi kamerat e vendosura në derën e Al-Aksa-s

Kamerat e vendosura nga Drejtoria e Vakëfeve të Jerusalemit në derën Megaribe që përdoren gjatë hyrjes së kolonëve hebrenjë në Kompleksin e Mesxhid-i Aksasë u hoqën nga policët izraelitë, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Vakëfeve të Jerusalemit Azzam el-Hatib në një deklaratë me shkrim thekson se kamerat e montuara në derën Megaribe janë hequr nga vendi nga policia izraelite.

“Kjo ndërhyrje tregon se Izraeli në vend të sistemit të kamerave që do të tregojnë të vërtetën në mënyrë të drejtë në Mesxhid-i Aksa, kërkon që në interes të tyre të formojë një sistem të tyre të kamerave”, thuhet në deklaratën me shkrim të drejtorit të Vakëfeve të Jerusalemit, Azzam el-Hatib.

– “Mesxhid-i Aksa nën kujdestarinë e Jordanisë”

Ndërsa në anën tjetër Ministri i vakëfeve dhe emaneteve të shenjta të Jordanisë, Hajil ed-Davud në një deklaratë për gazetarin e AA-së heqjen e kamerave në derën e Mesxhid-i Aksasë nga policia Izraelitë i ka vlerësuar si “tejkalim i kufijve dhe ndërhyrje në punët e veçanta të Ministrisë së Vakëfeve”.

“Mesxhid-i Aksa është palë në të gjitha marrëveshjet të cilat janë në interes të ministrisë sonë dhe përfshirjra e Izraelit në punët e ministrisë nuk është e drejtë”, ka thënë Davud.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button