Ismaili: Në Kuvend ka njerëz që marrin drogë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se në seancat e Kuvendi të Kosovës ka njerëz që, siç është shprehur ai “kur dalin me bë ndonjë fjalim i kanë ngreh nja dy vija”, duke aluduar në faktin se janë përdorues të drogave.

“Hashim Thaçi tha se dikush duhet të i nënshtrohet testit të alkoolit. Atëherë t’i nënshtrohen edhe testeve të kokainës. Aty ka njerëz që edhe kur dalin me bë ndonjë fjalim i kanë ngreh nja dy vija”, tha ai.

“Nuk kam fakte, por sa kam dëgjua e sa kam pa ashtu duket. Atëherë të gjithë pse të mos i nënshtrohen edhe testeve për kokainë”, ka thënë Ismaili.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button