Ndërron jetë edhe një grua shtatzënë në Gjinekologjinë e Shkupit

Pas tragjedisë në Gjevgjeli, ku nëna dhe foshnja kanë ndëruar jetë si pasojë e moskujdesit të dy anesteziologëve të dehur, sot Nova, ka njoftuar për një rast ku ka ndërruar jetë edhe një grua shtatëzënë, në muajin e pestë të shtatzënisë në Gjinekologjinë e Shkupit nga gjakderdhja.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe MPB, të cilët thonë se mbrëmë rreth orës 21 në Qendrën Klinike kanë marrë raport se ka ndërruar jetë një paciente 38 vjeçare, transmeton Portalb.

Nga stacioni policor, thonë që bëhet fjalë për grua shtatzënë në muajin e pestë të shtatzënisë, Është e ditur vetëm se gruaja është nga Shkupi dhe ka 38 vjet dhe thuhet se ka vdekur nga gjakderdhja.

Për momentin po kryhet autopsia e trupit të pajetë, kanë konfirmuar nga Mjekësia Ligjore, transmeton Portalb.

Në ndërkohë Klinika për Gjinekologji ka dalur me reagim

Klinika për Gjinekologji ka dalë me qëndrim zyrtarë për vdekjen e 38 vjeçares, e cila mbrëmë ka ndërruar jetë në Klinikë. Nga atje thonë që gruaja është pranuar në gjendje të rëndë, e cila ka qenë në muajin e gjashtë të shtatzënisë, gjegjësisht në javën e 23 gestationale. Sipas Klinikës së Gjinekologjisë, e ndjera në spital kur ka arritur e ka pasur membranën e çarë të qeses amnionale dhe infeksion piogjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button