Takime bilaterale për Qeverinë teknike

Për shkak të udhëtimit zyrtar të kryeministrit Nikolla Gruevski në Emiratet e Bashkuara Arabe, nuk do të ketë takim liderësh, por deri tani nuk është parashikuar as takim i grupeve të punës.

Vazhdojnë tentativat e fundit të faktorit ndërkombëtarë për të mbajtur gjallë Marrëveshjen e Përzhinos. Gjatë mbrëmjes së kaluar, deri në orën 5 të mëngjesit të sotëm, ndërmjetësit ndërkombëtarë kanë realizuar takime të ndara me palët e përfshira në bisedime. Ndërmjetësi Piter Van Hojte theksoi për Alsat M se ka përparim të vogël dhe me pak vullnet të mirë, mund të arrihet marrëveshje për çështjen e Qeverisë teknike.

Të kontaktuar nga Portalb, nga kabineti i Piter Van Hojte, se takimet kanë përfunduar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button