Emocioni dhe njëanshëria e gazetarit s’janë pjesë e lajmit

[Recension: “Dorëheqjet” e shpikura mediale: Arrin edhe reagimi i BDI-së”]

Njëanshmëria është elementi i parë i cili duhet të mos gjejë aplikim në asnjë lajm. Raportimi jo i balancuar, në të shumtën e rasteve përcillet edhe me emocione, veprim ky i cili nuk është në suaza të profesionit. Gazetari me doemos duhet të kërkoj qëndrimin e palëve për të kompletuar lajmin.

“Dorëheqjet” e shpikura mediale Arrin edhe reagimi i BDI së screenshotLinku deri te artikulli origjinal: ““Dorëheqjet” e shpikura mediale: Arrin edhe reagimi i BDI-së”

Data dhe koha e publikimit: 19.10.2015

Data e recensionit: 20.10.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Lajmi që po recensojmë është i njëanshëm dhe përmban elemente komentimi të integruara. Si i tillë, përcjellë vetëm reagimin e një subjekti politik, duke anashkaluar palët tjetër, shumë të rëndësishme për lajmin.

Lidhur me disa shkrime për kinse dorëheqje të funksionarëve nga postet qeveritare, ka reaguar edhe partia e Ali Ahmetit, BDI. Ajo ka dalë me këtë përgënjeshtrim:

Për  citimin në vazhdim, autori pretendon se është reagimi i Bashkimit Demoraktik për Integrim, gjë të cilën nuk e vërteton. Dyshimet i krijohen lexuesit pikërisht pas përfundimit të citatit ku thuhet: “…kanë thënë në BDI”. Ky përfundim nuk i garanton lexuesit se gazetari ka kërkuar qëndrim nga BDI ose BDI ka dalë me konferencë për shtyp dhe ka reaguar në lidhje me spekulime të cilat i trajton teksti.

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) përgënjeshtron disa shkrime nëpër media për kinse dorëheqje të funksionarëve të BDI nga postet qeveritare. Në strukturat udhëheqëse të Bashkimit Demokratik për Integrim, fare nuk është diskutuar kjo temë. Për çdo vendim të partisë, opinioni i gjerë publik, çdoherë informohet me kohë, pa lënë hapësirë për spekulime”, kanë thënë në BDI, njofton Aktuale.mk.

Për cilat media flitet se kanë spekuluar, nuk dihet! Autori nuk sjell linqet të cilat lexuesin e udhëzojnë deri tek artikujt ndaj të cilëve ka reaguar BDI. Nuk tregohen as emrat e personaliteteve politike për të cilët, sipas autorit të tekstit, është “spekuluar” nga ato media. Kjo do të arsyetonte dhe gjithashtu do të vërtetonte edhe reagimin e BDI dhe autenticitetin e tij të dyshimit. “Kanë thënë në BDI”, nuk është njoftim zyrtar, dhe si rrhedhijë bie ndesh me konstatimin se është një reagim zyrtar siç thuhet që në titull.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button