A ka kohë për ta shpëtuar rekomandimin e BE-së?

A ka ende kohë për ta shpëtuar Marrëveshjen që është kyçe për mos-humbjen e rekomandimit, është çështja që tangon opinionin. Fati i perspektivës së eurointegrimeve është në duart e katër liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni, VMRO-DPMNE, PDSH, BDI dhe LSDM.

Është e rëndësishme që deri sonte të ketë marrëveshje, sepse KE do të përmbyll Raportin për përparimin e Maqedonisë.

Se si do të shkojë dita sot a do të ketë takime mes grupeve punuese, për Portalb kanë qenë të pakapshëm për sqarime edhe nga kabineti i Piter Van Hojte edhe nga përfaqësuesit e grupeve punuese.

Analistët kanë paraparë kaos politik në rast të mos implementimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Profesori universitar Denko Malevski paralajmëron se Maqedonia mund të futet në një krizë të thellë me pasoja shumë të rënda për vendin.

“Ndërkombëtarët qartë na tregojnë se nuk mund që t’i kryejnë punët tona. Politikanët duhen ta ketë të qartë se rrugë tjetër nuk ka, rruga është përpara. Është e çuditshme se si ata e kuptojnë politikën, vetëm si privilegj, e jo si obligim që të prodhojnë zgjidhje politike e cila do të sjell të mira për të gjithë shtetin”, ka thënë Malevski./Potalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button