Policia s’lejon shitësit ambulantë në Bit Pazar, aksioni pas ankesave të shitësve legal

Ka dy javë që policia nuk po i lejon shitësit ambulantë që të shesin mallin e tyre në rrugët e Bit Pazarit. Edhe sot rrugët ishin të zbrazura, por aty ishin shumica e shitësve, që shprehen të revoltuar se përse nuk po u lejohet që të shesin, sepse ata përmes kësaj pune e sigurojnë mbijetesën e tyre dhe një kafshatë buke për familjet e tyre, njofton TV21.

“Apeli im është mos  të na ngacmojnë neve të varfërve, le të na lënë me jetuar se për bukë jemi duke vrapuar, as s`jemi tu vjedhur as nuk jemi tu bërë asgjë po po mundohemi kafshatën e bukës me e fituar me djersë. Prej ora pesë deri ora shtatë me na ruajtur, turp është për gjithë këtë popull, po a s’është mëkat a, shiko krejt të rinjtë të gjithë kemi mbetur pa punë”, thotë një shitës.

E nga komuna e Çairit theksojnë se largimi i shitësve ambulantë bëhet pas kërkesave të Shoqatës së tregtarëve dhe shitësve legal përbrenda Bit Pazarit.

Zëdhënësja e komunës, Kaltrina Zekolli deklaroi për TV21 se aksioni për largimin e shitësve ambulantë është bërë në përputhje me kërkesën e shitësve dhe shoqatës së tyre që shesin përbrenda Bit Pazarit. Sipas saj, ankesat janë se këto shitës ambulantë po bëjnë konkurrencë jo loja le, andaj nga Ministria e Brendshme janë ndërmarrë këto masa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button