Çitaku siguron preshevarët: Nuk jeni vetëm

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ka realizuar synimin e saj për të qëndruar në Preshevë në cilësinë e zyrtares së lartë shtetërore.

Është hera e dytë brenda pak muajsh që ajo shkel në territorin e shtetit serb, mirëpo këtë radhë vizita e saj ka karakter krejt tjetër.

Derisa herën e parë ka qëndruar në Beograd në një forum të shoqërisë civile, hera e dytë është e karakterit shtetëror dhe vjen vetëm pak ditë pasi në Kosovë kanë qëndruar zyrtarët e lartë të Serbisë, Aleksander Vuçiq e Aleksander Vulin, njofton Tribuna.

Në kuadër të kësaj vizite, ministrja Çitaku, është takuar me kryetarin e Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa me të cilin ka diskutuar për gjendjen aktuale dhe për sfidat me të cilat përballen qytetarët në këtë komunë. Çitaku e ka siguruar Mustafën se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar të mbështesë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Lajme të ngjashme

Back to top button