Brukseli dhe Ballkani Perëndimor u dakorduan për planin rreth refugjatëve

Liderët e Bashkimit Evropian në mbledhjen e mbrëmshme me vendet e Ballkanit Perëndimor në Bruksel, kanë miratuar 17 pika që janë pjesë e planit afatshkurtër për menaxhimin e krizës më të madhe të refugjatëve në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. Kryetari i Komisionit evropian, Zhan Kllod Janker, dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, njofton Portalb.

Me planin aksionar propozohet Maqedonia menjëherë të fillojë me implementimin e masave bilaterale për rritjen e besimit dhe ta forcojë bashkëpunimin kufitar me Greqinë. Gjithashtu thirren institucionet e Maqedonisë, si dhe të Greqisë dhe Shqipërisë ta forcojnë kontrollin në territoret e jashtme afër kufijve.

Liderët janë dakorduar që gjatë rrugës së refugjatëve nga Greqia, nëpërmes Ballkanit Perëndimor dhe anëtarëve të BE-së të themelohen 100 mijë qendra për kujdesjen e refugjatëve gjatë dimrit, prej të cilave 50 mijë do të jenë në Ballkanin Perëndimor.

Sipas kryetarit Gjorge Ivanov, Maqedonia është e përgatitur për të gjitha skenarët.

“Shpresoj të mos vijë deri të mbyllja e kufijve. Ne do të bashkëpunojmë. Për fat të keq nuk jemi në BE, por duhet të kemi informata për ta menaxhuar krizën pavarësisht sfidave në raport me refugjatët”, tha Ivanov./Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button