Koreja e Jugut sulmon Korenë e Veriut

“Pesë të shtëna u regjistruan në orën 15:30 minuta të së shtunës, sipas orës lokale, kur barka patrulluese kaloi kufirin detar”,- raportoi agjencia koreano-jugore e lajmeve “Yonhap”.

Koreja e Veriut kundërshton kufirin detar në detin e verdhë dhe anijet e saj e kanë shkelur atë edhe më herët. Peniani e cilësoi aktin një provokim të rëndë.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, “KCNA”, raportoi se anija po kryente një operacion rutinë.

Kufiri është shkelur disa herë edhe në shkurt të vitit të kaluar dhe anijet e të dyja vendeve shkëmbyen zjarr në afërsi të ishullit Yeonpyeong tetorin e kaluar.

Incidenti i fundit vjen në një kohë kur të dyja vendet organizuan takimin e dytë të ribashkimit për pjesëtarët e familjeve të ndara nga lufta e viteve 1950-1953. Ribashkimi i kësaj jave, ishte i dyti në pesë vitet e fundit, transmeton Gazeta Mapo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button