Partia Konservatore fiton zgjedhjet në Poloni

Partia konservatore në Poloni “Ligji dhe Drejtësia” ka fituar zgjedhjet parlamentare.

Sondazhet tregojnë se kjo parti ka marrë vota mjaftueshëm sa të qeverisë e vetme me vendin, me një parashikim se ka fituara 39% të votave.

Lideri euroskeptik i kësaj partie Jaroslaw Kaczynski ka konfirmuar fitoren, përderisa kryeministria në largim, Ewa Kopacz ka pranuar humbjen nga zgjedhjet.

Partia “Ligji dhe Drejtësia” ka mbështetje të madhe në zonat rurale të Polonisë.
Kandidatja për kryeministre Beata Szydlo ka thënë se i është mirënjohëse qytetarëve të polakë.

Nëse vërtetohen sondazhet atëherë do të jetë hera e parë që në Poloninë demokratike, që nga viti 1989, një parti e vetme të udhëheq me shtetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button