Në bregdetin e Libisë gjenden trupat e pajetë të 40 refugjatëve

Sipas informacioneve të zëdhënësit të Gjysmëhënës së Kuqe libiane, Mahmouda al-Misratia, viktimat janë gjetur në qytetet bregdetare Zliten, Alkhams dhe Alkarboli, raporton Anadolu Agency.

Në një deklaratë për AA ai tha se kërkimet e rojës bregdetare të Libisë erdhën pas disa paralajmërimeve për gjetjen e disa kufomave  në bregdet.

Siç theksoi al-Misrati, numri i të vdekurve tregon në atë se me siguri bëhet fjalë për një anije e cila është përmbysur në afërsi të bregdetit libian që transportonte refugjatë. Ai shtoi se nuk ka informacione për të mbijetuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button