Maqedoni, libra për nxënësit nuk do të ketë edhe për disa javë

Shkollat nuk do të kompletohen edhe për disa javë të ardhshme me librat, megjithëse të njëjtat do të duhej të ishin në dispozicion të tyre që para 1 shtatorit. Por tani që shkollat fajësojnë ministrinë se ka dështuar të bëjë furnizimin e tyre me libra të rinj, Ministria e Arsimit (MASH) ka një arsye zyrtare për këtë problematikë, njofton Koha.

Ministri Abdilaqim Ademi tregon se njëra prej kompanive që paraprakisht ishte kontraktuar prej MASH-it që të bëjë shpërndarjen e teksteve nëpër shkolla është tërhequr për arsye objektive, sikurse thotë ai. “Në disa shkolla ka vonesë me shpërndarjen e librave, pasi njëra kompani është tërhequr për arsye objektive”, pohon Ademi

Fajin për mos furnizimin me libra, Ministri Ademi e hedh te shkollat që sipas tij, ato do të duhej të ishin furnizuar me libra para 1 shtatorit, mirëpo, kjo nuk ka ndodhur sepse shkollat i kanë dërguar kërkesat me vonesë.

“Shkollat duhet të bëjnë kërkesat në kohë dhe të mos presin fillimin e shtatorit. Kur kërkesat bëhen vonë, është shumë normale që edhe tekstet të shkojnë me vonesë”, shprehet ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button