Bullgari, zgjedhje lokale dhe referendum për sistemin e votimit elektronik

Votuesit në Bullgari iu janë drejtuar kutive të votimit për shkak të zgjedhjeve lokale dhe referendumit për sistemin e votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi ka nisur në orën 06.00 dhe në kushtet normale do të përfundojë në orën 19.00 dhe nëse do të ketë situata të flukseve atëherë afati do të përfundojë në orën 20.00.

Në zgjedhjet lokale në Bullgari 6.3 milionë votues do të mund të përdorin votën e tyre. Ndërsa në referendumin i cili mbahet në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale ndaj popullit parashtrohet pyetja në lidhje për të sjellë apo jo sistemin e votimit elektronik në zgjedhjet e ardhshme. Për shkak se në referendum do të votojnë edhe shtetasit bullgarë jashtë vendit numri i votuesve do të arrijë në 6.8 milionë persona.

Për referendumin duke përfshirë edhe Turqinë janë ngritur afërsisht 300 kuti votimi në 47 shtete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button