Hamas thirrje OKB-së për ti dhënë fund pushtimit izraelit

Hamasi i bën thirrje Kombeve të Bashkuara që të kalojnë në veprim për ti dhënë fund pushtimit të Palestinës nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Hamasi me rastin e 70 vjetorit të formimit të OKB-së theksohet se: “OKB duhet të kalojë në veprim për ti dhënë fund pushtimit më të gjatë të botës moderne, të garantojë formimin e një shteti palestinez të pavarur me kryeqytet Jerusalemin dhe të sigurojë rikthimin në vendin e tyre të refugjatëve të cilët janë larguar me detyrim nga trojet e tyre”.

Në deklaratë jepet mesazhi se “Palestina ndodhet nën pushtim, dhe se bota nuk do të jetë më e bukur derisa populli palestinez të jetë i përballur me vrasjet e pushtuesve izraelit, dhe krimeve të ndryshme, detyrimin për migrim dhe burgosje”. Gjithashtu i bëhet thirrje OKB-së që në çështjen “për mosnjohjen e pushtimit izraelit dhe në zbatimin e çështjeve ndërkombëtare” ti bëjë presion këtij vendi.

Ndërsa në lidhje me festimin e përvjetorit të OKB-së në deklaratë theksohet se krijimi i  Kombeve të Bashkuara është një sukses i rëndësishëm njerëzorë ku me ndërmjetësimin e kësaj organizate, njerëzimi në çështjet e paqes ndërkombëtare dhe të sigurisë ka shënuar suksese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button