Mos veproni kështu me partneren, ai/ajo do t’ju braktis

Janë disa shprehi të këqija të cila ngadalë do të vrasin martesën tuaj. Që kjo të mos ju ndodhë, mësoni se cilat janë ato dhe mundohuni t’i evitoni:

Jo sinqeriteti për shpenzimet

Nëse jeni në grupin e femrave që vazhdimisht fshehin sa para kanë harxhuar, kjo mundet shumë të ndikojë në martesën tuaj. Paraja është diçka e besueshme.

Çfarë të bëni: Në muaj organizoni takime familjare, flisni për blerjet e rregullta, për planet verore, planet dimërore, blerjen e frigoriferit apo gjërave tjera shtëpiake….

Mbështetja

Sa herë i thonë bashkëshortit që është martuar me punën dhe asnjëherë nuk është në shtëpi? Pyeteni veten a e urreni me të vërtetë punën e tij, karrierën apo thjesht ju pengon që është larg jush, larg punëve të shtëpisë dhe që nuk ju ndihmon rreth fëmijëve.

Çfarë të bëni: Me sinqeritet tregojini çka ju pengon. Mos i thoni ‘e urrej punën tënde’ por ‘do të kisha dashur të kalojmë më shumë kohë bashkë’.

Humbja e romancës

Nëse jeni prej atyre çifteve që natën shtrihen si adoleshentë pranë njëri tjetrit, urgjent ndërmerrni diçka. Shkëndijat nuk mund të jenë senzacionale, por nuk keni nevojë as të rrini aq ftohtë.

Çfarë të bëni: Imtësitë, mesazhet, thirrjet gjithmonë ‘ndezin’. Kushtojini rëndësi pamjes tuaj dhe puthuni të paktën pesë minuta në ditë.

Bërtitjet

Biseda e ashpër dhe e zhurmshme në të vërtetë është maskë për disa problem tjera. Shpesh është nervoz në diçka tjetër, e bërtitja në partner është mënyra që mos të shpërtheni diku tjetër.

Çfarë të bëni: Rregullisht shikoni a është duke e munduar ndonjë problem në punë dhe haptas bisedoni me të për ato. Mbani mend që meshkujt dhe femrat ndryshe komunikojnë. Femrat në këtë mënyrë lidhet e meshkujt vetëm ndajnë informacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button