Nuri Seferi: Kjo është arsyeja e anulimit të meçit

Nuri Seferi ka bërë të ditur se për shkak të një lëndimi gjatë stërvitjeve ka anuluar një meç javë më parë

Boksieri kosovar, Nuri Seferi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se para tri jave ka anuluar meçin që është dashur të ndodhte të shtunën në Hamburg të Gjermanisë, për shkak të një lëndimi që kishte pësuar gjatë stërvitjeve.

Ky është postimi i Nuri Seferit në Facebook:

Të dashur miq, mesazhe të shumta po më vijnë te profili im zyrtar duke më pyetur për ndeshjen e radhës, e cila ishte planifikuar që të ndodhte sonte me datën 24 tetor në Hamburg të Gjermanisë.

Ishte e pamundur që të boksoja në këtë datë dhe tre javë më parë anulova ndeshjen për shkak se gjatë stërvitjeve kam marrë një lëndim në krah që më pamundëson të ngjitem në ring për një kohë të shkurtë.

Ndeshja ime e radhës do të ndodh shumë shpejt dhe për çdo lajm do të jeni ju të parët që do të informoheni. Padyshim që mbështetja juaj është frymëzimi im që në të ardhmen ta bëj krenar kombin tim me një fitore të radhës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button