VMRO-DPMNE i përgjigjet LSDM-së: Prona e partisë është legale

VMRO-DPMNE-ja e Nikolla Gruevski i është kundërpërgjigjur akuzave të LSDM-së si për marrëveshjen e Përzhinos, ashtu dhe për pronën e partisë. Për partinë në pushtet Marrëveshja nuk të respektohet ashtu siç është dhe nuk do të lejohet që LSDM të dalë me kërkesa të reja, të cilat do ta thellonin edhe më shumë krizën politike në vend. Nga ana tjetër VMRO nuk e mohon faktin se ka blerë pronë për selitë e Komiteteve të partisë, por thotë se këtë e ka bërë në mënyrë ligjore dhe transparente. Partia e Gruevskit ka akuzuar LSDM për posedimin e pronës e cila është ndërtuar me paratë e popullit, në vlerë prej mbi 5 milion euro.

“Marrëveshja do të respektohet ashtu siç është. Nuk do të lejojmë që ajo të jetë shkas për negociata dhe kërkesa të reja të LSDM-së me të cilën do të thellohet kriza edhe më shumë. Qëllimi kryesor i rekomandimit të vazhdueshëm të kërkesave të reja është ikja nga zgjedhjet”, deklaroi Andon Çibishev, VMRO-DPMNE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button