Tetovari që synon Parlamentin kroat, viziton vendlindjen

Kandidati I vetëm shqiptar për deputet në Parlamentin e Kroacisë tetovari Idris Sulejmani, ka nisur fushatën në kërkim të votave të shqiptarëve të Maqedonisë që jetojnë përkohësisht në Kroaci, njofton Alsat-M.

Këtë fushatë Idris Sulejmani, kandidat për deputet në Kuvendin kroat, ka vendosur ta bëjë edhe në vendlindje, në kërkim të sa më shumë votave të bashkatdhetarëve të tij. Është hera e dytë që ai kandidon për përfaqësim e pakicave në Kuvendin kroat, ndërsa thotë se përkushtimi i tij është një jetë më e mirë për shqiptarët që jetojnë atje dhe të cilët çdo ditë përballen me pengesa të shumta në realizimin e të drejtave të tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button