Mihajloviç: Jam i qetë, kam besimin e Berlusconit

Për Sinisa Mihajlovic nuk ka më kohë, pasi këtë të Dielë me ndeshjen ndaj Sassuolos do të nisë java decizive që do të vendosë shumë përsa i përket fatit të trajnerit serb në krye të stolit të Milanit.

46-vjecari ballkanas i cili ka vënë në pikëpyetje qëndrimin te Milani, gjen në rrugën e tij një skuadër që mund të konsiderohet padyshim si macja e zezë e kuqezinjëve pikërisht Sassuolon e Di Francescos, me formacionin nga Reggio Emilia që vjen në këtë përballje në formë të shkëlqyer.

“Për ne do të jetë një ndeshje e vështirë sepse Sassuolo është një nga skuadrat më në formë të kampionatit. Por pavarsisht të gjithave ne në këtë ndeshje duhet të marrin tre pikët dhe do të bëjmë gjithcka për të fituar. E dimë që atmosfera nuk do të jetë nga më të mirat por ne si Milan duhet të japim shpirtin në fushë për të rikthyer tifozët në stadium. Gjithcka varet vetëm nga ne, në ekip ekziston frika por unë jam i sigurtë se mund tia dalim, pasi besoj te këta futbollistë. Djemtë po punojnë mirë pasi duan të rikthehen protagonistë”.

Presidentit Silivio Berlusconi nuk i kanë pëlqyer aspak paraqitjet e skuadrës në këtë fillim sezoni, por Mihajlovic ndalet te fakti se mes të dyve ka një raport shumë të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button