NP “Pyjet e Мaqedonisë”: Do të ketë dru për të gjithë qytetarët

Ndërmarrja publike “Pyjet e Maqedonisë” bëri të ditur se gjatë këtij sezoni do të furnizojë me dru për ngrohje të gjithë qytetarët që janë në listën e pritjes në këtë ndërmarrje, njofton TV21.

Kjo u vendos në takimin e fundit të kësaj ndërmarrje me udhëheqësit të njësive rajonale dhe përfaqësues të Qeverisë, ku temë diskutimi ishte kjo problematikë.

Sipas ndërmarrjes “Pyjet e Maqedonisë”, deri tani janë lidhur marrëveshje për mbi 385 mijë metra kub dru për ngrohje, prej të cilave deri tani janë siguruar dhe shpërndarë mbi 327 mijë metra kub dru. Procesi i furnizimit vijon edhe nga 1 nëntori për të përfunduar sipas planifikimeve në fund të muajit nëntor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button