Gruevski: Humbja e rekomandimit për popullin nuk është diçka tragjike

Nikolla Gruevski dje në kuadër të festës shtetërore 23 Tetori, është drejtuar me një deklaratë në të cilën ai vlerëson se humbjen e rekomandimi nuk do ta pësojë tragjikisht populli, sepse sipas tij ajo është e pakuptimtë përderisa fillojnë negociatat.

“Kërkoj raportin e shtatë pozitiv për Republikën e Maqedonisë, rekomandimin e shtatë dhe datën për negociata. Kjo është civilizuese, morale dhe e drejtë. Nuk ka njeri i cili vlerëson se kjo është e pamerituar. Tani flitet se do të merret rekomandimi. Humbjen e rekomandimit populli nuk do ta përjetojë aq tragjikisht, ajo është e pakuptimtë përderisa nuk ka fillim të negociatave, prapë ajo është e rëndësishme për popullin tonë”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button