Improvizimi i Kuvendit, si ai i vitit 2008 në Shqipëri (Foto)

Deputetët e pozitës në Kuvendin e Kosovës, pas disa tentimeve u detyruan që seancën ta zhvillojnë në një sallë të improvizuar në katin e pestë të Kuvendit.

Seanca e improvizuar e Kuvendit të Kosovës, ngjan me atë të Parlamentit të Shqipërisë në vitin 2008, kur u miratua reforma zgjedhore, ndërkohë që salla e parlamentit ishte e zënë nga deputetët e LSI-së, që ishin futur në grevë urie.

Në atë kohë mazhoranca e Kuvendit në Shqipëri ishte detyruar ta mbante seancën parlamentare pas mesnate në sallën e Akademisë së Shkencave, e cila ndodhet afër Parlamentit shqiptar.

Kjo kishte ndodhur më 11 nëntor 2008 kur një grup deputetësh të LSI-së, PDK-së dhe PS 91 të Petro Koçi kishin hyrë në grevë urie në mjediset e sallës së Kuvendit të Shqipërisë në shenjë proteste kundër hartimit të Kodit te ri Zgjedhor bazuar, sipas tyre, në një marrëveshje të dyshimtë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike.

Meta gjatë fjalës së tij në parlament atëherë akuzoi të dy krerët e partive si Edi Ramën e PS dhe Sali Berisha atëherë kryetar i PD-së se po përgatisnin shkatërrimin e procesit zgjedhor të 2009.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button