Si të zbardhni rrobat pa zbardhues?

Zbardhuesi mund të ketë efekt të shkëlqyeshëm në zbardhjen e rrobave por humb butësinë e tyre.

Ja një mënyrë natyrale që të zbardhni rrobat:

Është e njohur që limoni ka një përdorim të gjerë në kozmetikë, që zbardh njollat në lëkurë, apo për atë se sa mund të freskojë nëse e vendosni në gotë me pije, ose me të t’i jepni një shije salatës…

Mirëpo, lëngu i limonit mundet që të përdoret edhe për zbardhimin natyral të rrobave, të cilat janë bërë me njolla dhe pas një kohe marrin një nuancë të ngjyrës së verdhë.

Shumë thjeshtë, shtoni një të katërtën apo gjysmë gote të lëngut të limonit në rrobalarëse, në pjesën ku vendoset detergjenti dhe do të mbeteni të kënaqura.

Apo, zhytni rrobat në një legen me ujë të nxehtë në të cilin gjithashtu keni shtuar limon, gjegjësisht disa rriska limoni.

Pas dy orëve të qëndrimit, shpërlajini rrobat si zakonisht dhe sërish prisni të shihni rezultatet fantastike.

Në rast që rrobat janë ende të zhytura, lini rrobat të qëndrojnë në atë ujë me limon përgjatë tërë natës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button