LSDM: Kulla në Vodno për përgjimen e komunikimeve?

Kulla e cila do të ndërtohet në Vodno mund të ketë për qëllim përgjimin e telekomunikimeve. Dyshime të tilla janë shprehur nga partia opozitare LSDM, e cila bën thirrje që Qeveria dhe Agjencia për komunikime elektronike të bëjnë të ditur qëllimin për të cilin ndërtohet ky objekt multimilionësh. 

“Kohëve të fundit qarkullojnë informata të ndryshme rreth asaj se për çfarë do të shërbehet kulla. Si për shembull, zërat se do të jepet në shfrytëzim të radiodifuzerëve, deri sa të montohet ndonjë lloj i pajisjes për përgjim. Me të vërtetë nuk e dimë, kundërthëniet janë të mëdha, prandaj edhe apelojmë që të dalin me informata të sakta. Ndoshta është gjithçka në rregull, por përderisa lënë kaq vakuum hapësirë, spekulimet do të vazhdojnë të rriten”, tha Damjan Mançevski.

Sipas LSDM-së, është kontroverse edhe njoftimi i AKE-së se Kulla do të jetë edhe atraksion turistik. LSDM-ja thotë se për të qenë atraksion turistik Kulla duhet të ketë ndonjë ofertë turistike, gjë që është në kundërshtim me ligjin me të cilin AKE është e rregulluar si organizatë joprofitabile.

Lajme të ngjashme

Back to top button