Sheqerinska: Të vendosur jemi, bashkë po e kthejmë shtetin

“Vendi ynë meriton përparim”, kanë bërë thirrje manastirasit nëpër rrugën “Shirok Sokak”, të cilët janë takuar me nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska gjatë vizitës së djeshme në Manastir. Është biseduar për problemet që i shqetësojnë, për papunësinë e madhe, egzodusin e të rinjve nga Manastiri dhe për qeverisjen e keqe të pushtetit.

Sheqerinska, ka thënë që LSDM, ka vizion se si ta normalizojë shtetin. Paratë do të kthehet te qytetarët, do të sigurohen kushte për punë të mirë për të gjithë qytetarët, dhe se do të kthehet klasi mesatar në Maqedoni i cili do të sigurojë jetë dinjitoze dhe paqësore.

Sheqerinska shtoi se Qeveria i pengon bisedimet për të gjithë pyetjet kryesore në lidhje me politikën dhe qeverisjen në Maqedoni.
Sipas saj, ‘qeveria sillet kështu nga frika pasi mendojnë se do të ndiqen penalisht’.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button