Hakerët tinejxher depërtuan në shërbimin sekret amerikan CIA

Grupi i hakerëve “tinejxher” ka thyer meil adresën private të drejtorit të CIA-së, John Brenanit dhe në Twiter ka publikuar shënimet të fshehta të 20 të punësuarve të CIA-së. Hakerët të hënën kanë publikuar shënimet për nivelet e çasjes, autorizimeve, e-meil adresat, numrat e telefonave dhe numrat e sigurimeve sociale për të cilët kanë pohuar se i takojnë agjentëve të CIA-së, dhe se këto i kanë vjedhur nga meili privat i drejtorit të CIA-së.

Ish drejtori teknik i NSA-së, Jasper Grahami ka deklaruar se depërtimi në meilin e Brenanit është”turpi për tërë Agjencionin sekret amerikan, CIA-së”.

Rrjeti amerikan”American on line(AOL)”, i cili është pronar i domenit të meilit privat të Brenanit, ka ngrit alarmin pas depërtimit në sistemin e tyre. Por, duhet pranuar se ky është shekulli XXI-të, dhe se tani me kërkim të thjeshtë të Facebookut, Twiterit apo Linkednit të dikujt, hakeri mund të grumbullojë një grusht  informatash fillestare të nevojshme për të depërtuar në ndonjë meil apo profil. Për këtë mendoj se CIA mban pjesën e vet të fajit- ka thënë Grahami. Në urdhrin e Twiterit nga i cili janë publikuar dje shënimet, është paraqitur kërcënimi se do të zbulohen akoma informata të marra nga meili i Brenanit. Së shpejti urdhëri është fshirë nga rrjeti social i Twiterit. Për depërtimin në meilin e Brenanit i pari ka shkruar ”New Jork Post”, i cili ka cek se hakeri është prezantuar si”nxënës i shkollës së mesme i cili ka bindje tërësisht të ndryshme nga ato të cilët i propagon politika amerikane e jashtme, dhe se këtë e ka bërë për këtë shkak”. FBI-ja menjëherë e ka nis hetimin, por tani gjendet në çorsokak. RT përcjell se FBI-ja dhe CIA janë duke hulumtuar rastin, gjersa një zyrtari amerikan ka thënë për televizionin e CNN-it se asnjë informatë e besueshme nuk ka rrjedh në opinionin publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button